Skip to content Skip to footer

Kush është Erjona

Unë jam Erjona Ismaili, njëra nga ju! E lindur më 26 mars 1990 në Sarandë, një qytet i ngrohtë bregdetar, ku besoj se ka lindur edhe pasioni im për njerzit, drejtësinë dhe të vërtetën.

Rruga ime profesionale nisi me studimet në drejtësi, një fushë që më mësoi të dëgjoj me kujdes, të analizoj me qetësi dhe të veproj me kurajo për të mbrojtur të drejtën. Më pas thellova formimin tim akademik me një master profesional në të Drejtën Administrative, si dhe me një master shkencor në Shkencat e Komunikimit, Marrëdhënie Publike Politike.

Kam pasur privilegjin të punoj në media dhe administratën publike, duke njohur nga afër si funksionon informimi dhe si ndërtohet besimi përmes shërbimit ndaj qytetarëve. Angazhimi im në projektet e Bashkimit Evropian dhe në Njësitë e Informacionit të BE-së më ka dhënë mundësinë të jem një zë ndërlidhës mes institucioneve, politikës dhe njerëzve.

Në vitet e fundit, kam shërbyer si Koordinatore Rajonale në projektin zviceran “Bashki të Forta”, duke ofruar asistencë për njësitë e vetëqeverisjes vendore në katër fusha kyçe:

Funksionimi i këshillave bashkiakë

Arsimi parashkollor

Menaxhimi i mbetjeve

Performanca e administratës vendore

Ky rol më ka treguar qartë se transformimi i vërtetë fillon aty ku qytetari është më afër – në komunitet.

Jam gjithashtu aktiviste e angazhuar e shoqërisë civile, me një përkushtim të palëkundur ndaj vlerave. Çdo kauzë që kam mbështetur është udhëhequr nga tre shtylla: këmbëngulje për të mirën e përbashkët, ndershmëri në veprim dhe dashuri e thellë për njerëzit. Ky përkushtim nuk është thjesht moral – është një zgjedhje e ndërgjegjshme, çdo ditë.

Sot, kam nderin të jem kandidate për deputete në Qarkun Vlorë, përfaqësuese e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo nuk është vetëm një garë politike. Është një hap i natyrshëm në rrugëtimin tim – një angazhim për të sjellë:

Zhvillim të prekshëm ekonomik

Shërbime publike më dinjitoze

Institucione më të qëndrueshme

Mundësi të barabarta për çdo qytetar

Unë besoj fort se asgjë nuk ndodh rastësisht. Çdo hap, çdo përpjekje, çdo betejë më ka çuar këtu.
E vërteta është fuqia ime.
Dhe kjo është koha për ta kthyer atë në veprim.

Meet Our Team

We will help you build strong online business by creating a professional website which best suits your needs
and the needs of your target audience